Broja ia siguron fitoren Vitesses me dy supergola

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 10:45
Broja ia siguron fitoren Vitesses me dy supergola

Armando Broja ia ka siguruar Vitesses një fitore të vështirë kundër Den Haag me dy golat e tij në pjesën e dytë, gjatë të cilës skuadra e tij luajti me një futbollistë më pak.

Vitesse ishte mysafire e skuadrës Den Haag dhe triumfoi vetëm falë sulmuesit shqiptar Broja.

Vittese ishte me një lojtarë më pak në fushë që nga fillimi i pjesës së dytë, kur Oussama Tannane u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Broja e hapi serinë e gola në minutën e 32-të, kur e mposhti portierin kundërshtar nga një top i kthyer në zonë.

Ai e dyfishoi epërsinë me një gol fantastik duke i dribluar disa mbrojtës para se ta mposhte portierin nga afërsia.

Broja u huazua nga skuadra e Chelseat te ekipi holandez Vitesse, po në të njëjtin ekip ku shkëlqeu edhe Milot Rashica.

Sulmuesi shqiptarë në pesë ndeshje të luajtura deri tash në ligën holandeze i ka shënuar tri gola.

19-vjeçari së bashku më skuadrën e tij gjenden në vendin e tretë, me 12 pikë të grumbulluar nga 15 të mundshme në pese xhiro.

(Kosova Sot Online )