Pirlo e pranon se po mundohet ta kopjojë stilin e lojës së Pep Guardiolës

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 12:33
Pirlo e pranon se po mundohet ta kopjojë stilin e lojës së Pep Guardiolës

Andrea Pirlo ka pranuan se është duke e ndjekur shembullin e Pep Guardiolës te Juventusi, pasi që Pep konsiderohet si njëri nga më të mirët e botës.

Pirlo u emërua trajner i Juves pas shkarkimit të Maurizio Sarrit në gusht. Por ai nuk e ka nisur mbarë duke barazuar në dy nga katër ndeshjet e para në Seria A.

“Guardiola është një shembull për të gjithë ne, ai është njëri prej më të mirëve. Është shembulli më i mirë për trajnerët e rinj, të cilët dëshirojnë të praktikojnë futboll më sulmues”, tha Pirlo.

(Kosova Sot Online )