Vazhdon bojkotimi i futbollit në Shqipëri

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 14:17
Vazhdon bojkotimi i futbollit në Shqipëri

Klubet e Superligës në Shqipëri nuk dëshirojnë të zmbrapsen.

Edhe mbledhja e kësaj të hënë, ku presupozohej se do të merrej vendimi për të hequr dorë nga bojkoti dhe për nisur menjëherë kampionatin, nuk ka prodhuar lajmin e shumëpritur.

Liga Profesioniste e Futbollit nuk lëviz nga llogorja: vendos të vazhdojë bojkotin deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë.

“Liga vendosi që bojkoti të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Nëse nesër do të ketë tym të bardhë nga takimi në ministri, qëndrimi do ndryshojë. Ne ndryshojmë mendim dhe vendim vetëm nëse na plotësohen kërkesat.

Vetëm kanë filluar bisedimet, nuk kemi marrë asnjë vendim. Nesër kemi takim dhe presim të kemi një propozim për të zgjidhur këtë çështje. 10 klube duan që të mos fillojë dhe asnjë nuk do të fillojë pa u plotësuar kërkesat.”, u shpreh Edvin Libohova, president i Ligës.

(Kosova Sot Online )