Lexoni edhe:
Mbappe tregon për cilin lojtar Pogba e ka paralajmëruar PSG-në, e do trofeun
Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve nis sonte, me tetë ndeshje, përfshirë derbit Manchester United – Paris Saint-Germain dhe Chelsea – Sevilla.
Gara më prestigjioze evropiane për klube rikthehet vetëm tetë javë pasi edicionin e kaluar u mbyll, i cili u tejzgjat si pasojë e pandemisë koronavirus, por frika se edhe ky sezon do të ndikohet nga ky virus mbetet e madhe.
Mbappe tregon për cilin lojtar Pogba e ka paralajmëruar PSG-në, e do trofeunLexoni edhe:
Ndeshja kryesore e mbrëmjes pritet të jetë ajo mes gjigantit anglez, Manchester United dhe finalistit të vitit të kaluar, Paris Saint-Germain në Grupin H.
Një përballje tjetër interesante vjen në grupin E, ku Chelsea ballafaqohet me fituesin e Ligës së Evropës, Sevillën.
Ndërkohë, Juventusi ka udhëtuar drejt Ukrainës për t’u përballur me Dynamo Kiev pa Cristiano Ronaldon, i cili është i infektuar me koronavirus.
Barcelona e pret Ferencvarosin në Camp Nou.
Dy takime luhen në orën 18:55, ndërsa të gjitha të tjerat në orën 21:00.
(Kosova Sot Online )