“Kur e ke Ronaldon, s’duhet kurrë ta lëshosh të shkojë”, Real Madridi kritikohet pse e shiti portugezin

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 12:43
“Kur e ke Ronaldon, s’duhet kurrë ta lëshosh të shkojë”, Real Madridi kritikohet pse e shiti portugezin

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Luis Castro, e ka kritikuar Real Madridin pse e shiti Cristiano Ronaldon në Juventus në vitin 2018, duke thënë se kur e ke Ronaldon në ekip nuk duhet kurrë ta lëshosh të largohet.

Madridi e tronditi botën e futbollit kur u pajtua ta shesë pesë herë fituesin e Topit të Artë te kampioni i Serie A.

Pas nëntë vjetëve plot rekorde në kryeqytetin spanjoll, portugezi ishte i gatshëm për një sfidë të re në Itali.

Real Madridi vazhdimisht e ka pasur të vështirë ta mbulojë boshllëkun e lënë nga portugezi dhe ende është në kërkim të një sulmuesi të denjë, me Eden Hazardin që ende nuk ia ka dalë ta zëvendësojë siç duhet atë.

Castro beson se Madridi është dashur të bënte më shumë për ta mbajtur Ronaldon, duke thënë se është e pamundur ta zëvendësosh një njeri i cili i shënon 450 gola dhe t’i siguron 15 trofe të mëdhenj.

Duke folur para takimit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, Castro tha: “Kur e ke Cristianon në ekip, kurrë nuk duhet ta lëshosh të shkojë. Kurrë”.

“Po flasim për më të mirin, për futbollistin më efikas në botë, një makinë, një makinë flijimi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)