Këto janë Kombëtaret me të cilat Kosova s’mund të përballet në kualifikimet e Botërorit 2022

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 12:48
Këto janë Kombëtaret me të cilat Kosova s’mund të përballet në kualifikimet e Botërorit 2022

Në kualifikimet e Botërorit 2020, për shkaqe politike janë ndaluar përballjet Kosova – Serbia, Kosova – Bosnja e Hercegovina dhe Kosova – Rusia

Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë në të ardhmen e afërt emrat e kundërshtarëve të fazës kualifikuese të Botërorit 2022.

Në shortin që do të hidhet në dhjetor për Botërorin e Katarit, për shkaqe politike, “Dardanët” s’do të kenë mundësi të përballen me disa ekipe kombëtare.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që në të njëjtin grup nuk do të mund të jenë Kosova me Serbinë, Kosova me Bosnje e Hercegovinën dhe Kosova me Rusinë, ndërsa shtëpia e futbollit evropian i ka ndaluar edhe grupet me duelet eventuale Armenia – Azerbajxhani, Rusia – Ukraina dhe Gjibraltari – Spanja.

Kosova në të kaluarën është ballafaquar me Kombëtaret tjera që nuk e njohin vendin tonë si shtet dhe ndeshjet me to janë zhvilluar në terrene neutrale. 

(Kosova Sot Online)