Conte: “Interi favorit para Real Madridit? – mos më bëni të qesh”

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 16:15
Conte: “Interi favorit para Real Madridit? – mos më bëni të qesh”

Trajneri i Interit, Antonio Conte, beson se skuadra e tij është më pajisur me përvojë dhe me lojtarë këtë vit në Ligën e Kampionëve sesa vitin e kaluar, por i hodhi poshtë sugjerimet se zikaltrit janë favoritë të grupit para Real Madridit.

Interi është në grupin B bashkë me Real Madridin, Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach.

Zikaltrit e hapën fushatën e re në Champions si nikoqirë të klubit gjerman të mërkurën në San Siro.

Duke folur para kësaj ndeshje, Conte i hodhi poshtë sugjerimet se Interi është favorit i grupit para Real Madridit, edhe pse beson se skuadra e tij vjen më e pajisur në këtë garë falë përvojës së fituar në vitin e fundit dhe ardhjes së Arturo Vidalit nga Barcelona.

“Ka qenë me rëndësi të fitonim përvojë duke arritur në finale të Ligës së Evropës vitin e kaluar. Ne jemi pjekur dhe Arturo na sjell përvojë. Tani jemi më të pajisur”, tha Conte.

I pyetur për sugjerimet e mediave spanjolle se Interi është favorit i grupit, Conte tha: “Nuk e di nëse ata na vlerësojnë neve favoritë në të vërtetë, sepse po flasim për kampionët e Spanjës. Po flasim për një skuadër që përfshinë lojtarë 100 milionë eurosh. Kur e dëgjoj këtë më bën të qesh”.

(Kosova Sot Online)