Tottenhami i ofron kontratë të re sulmuesit Son

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 17:31
Tottenhami i ofron kontratë të re sulmuesit Son

Sulmuesi aziatik po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon me klubin anglez, prandaj Spurs po planifikojnë ta shpërblejnë atë me kontratë të re

Tottenhami po planifikon ta shpërblejë Son Heung-minin me kontratë të re

Sulmuesi jug-korean e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në Premierligë.

Futbollisti aziatik i ka realizuar 8 gola dhe i ka dhuruar katër asistime në shtatë ndeshjet e para të këtij edicioni.

Dhe, kjo ka bërë që Spurs ta bëjnë gati një ofertë prej 150 mijë funtesh në javë për Son, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”.

Kontrata aktuale e futbollistit skadon në fund të edicionit 2022-2023.

Trajneri Jose Mourinho është jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e Son, i cili po e përbën një partneritet fenomenal në sulm me Harry Kanen. 

(Kosova Sot Online)