Lëndohet Muric, tri javë jashtë fushave

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 18:04
Lëndohet Muric, tri javë jashtë fushave

Klubi i ri i portierit të Kosovës, Arijanet Muric, Girona ka lansuar një komunikatë për shtyp ku ka thënë se portier kosovar është lënduar dhe do të mungojë për disa javë

Portier i Kombëtares se Kosovës, Arijanet Muric është lënduar gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij të ri Girona dhe pritet që të mungojë për disa javë.

Në një komunikatë të lansuar nga stafi mjekësor i Gironas, thuhet se Muric pritet të jetë jashtë fushave për tri javë.

“Arijanet Muric është lënduar gjatë një ndeshje miqësore me skuadrën e tij. Lojtari ka lënduar muskuli kuadriceps të këmbës së tij të majtë. Ai do të jetë fushave përafërsisht për tri javë”, shkruan në këtë komunikatë.

(Kosova Sot Online)