Erjona Sulejmani nuk mërzitet nga “vetmia”: Jam shumë mirë “single”

  • S.A /
  • 21 October 2020 - 13:14
Erjona Sulejmani nuk mërzitet nga “vetmia”: Jam shumë mirë “single”

Modelja e njohur Erjona Sulejmani vijon të jetë “single” që prej divorcit me futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Blerim Xhemajli, më tepër se 3 vite më parë.

Megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak bukuroshen shkodrane, që e pyetur nga fansat në Instagram, ka zbuluar se nuk e ka aspak problem të rrijë beqare, për sa kohë nuk takon njeriun e duhur.

“Nëse takoj dikë që do t’i shtonte diçka të vërtetë jetës time aktuale, atëherë do ta merrja në konsideratë, po në të kundërt jam shumë mirë kështu”, ka shkruar bukuroshja shkodrane, Erjona Sulejmani.

(Kosova Sot Online )