Interi vetëm barazim kundër Monchengladbach

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 23:13
Interi vetëm barazim kundër Monchengladbach

Interi nuk ka arritur që të fitojë kundër Borussia Monchengladbach, ku ka barazuar me 2-2 kundër Borussia Monchengladbach në San Siro sonte. Në ndeshjen më parë, Real Madridi humbi në Alfredo Di Stefano me rezultat 2-3

Pasi dështoi Real Madrid, ku humbi me rezultat 2-3 kundër Shakhtar Donetsk në të njëjtin grup ka dështuar edhe Inter që të fitojë kundër Borussia Monchengladbach.  

Interi dominoi në pjesën e parë të këtij takimi, por që nuk arriti që të shënoi gol në portën kundërshtare por as skuadra gjermane nuk arriti që të bëj diçka në këtë pjesë lojë.

Në pjesën e dytë interi kaloi shumë shpejt në epërsi pasi që në minutën e 49-të, Romelo Lukaku kaloi në epërsi Interin pas një aksioni të gjatë të skuadrës italiane.

 

Mirëpo mysafirët do të barazojnë pasi që VAR akordon një penallti që në gol e shndërron Ramy Bensebaini në minutën e 63-të.

Interi vazhdonte që të kërkonte fitoren, por ishin mysafirët që do të shënonin në minutën e 84-të me anë të Jonas Hofman.

E kur mendohej që Inter do të humbiste, kështu nuk menduan italianët që barazuan rezultatin në minutën e 90-të me Lukaku.

Pas këtij barazimi, Interi është në vendin e tretë, kurse në vendin e parë është Shakhtar që mposhti Real Madridin me rezultat 2-3, e ku kampioni i 13 fishtë i Europës është në vendin e fundit të Grupit B të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)