Hysaj: Po e shijoj momentin

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 19:32
Hysaj: Po e shijoj momentin

Elseid Hysaj ka bërë thirrje për ndeshjen e parë kundër AZ Alkmaar në Europa Ligë duke e quajtur atë tepër të rëndësishme. “Gjithmonë kam thënë se kjo është shtëpia ime”

“Gjithmonë mendoj se është e rëndësishme të fillojmë fuqishëm, pasi që ndeshja e parë është e madhe kështu që kur merrni pikë atëherë jeni të sigurt që po ecni përpara”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

AZ Alkmaar mezi arriti që të udhëtojë për shkak të COVID-19, duke lënë nëntë lojtarë në shtëpi shkaku i pandemisë.

“Nuk është situatë e mirë, por ne e dimë tani që në futboll duhet të ecësh vetëm përpara. Mendoj që nuk duhet të shqetësohemi shumë nga faktorët e jashtëm kur luajmë futboll, kështu që unë jam i fokusuar tërësisht”.

Napoli e fillon fazën e grupeve të Europa Ligë në San Paolo dhe janë disa nga pretendetët kryesor për finale.

“Skuadra dhe unë jemi shumë të lumtur që jemi në Europa Ligë. Ne mund të arrimë gjithçka apo asgjë në jetë, por ne do të vazhdojmë të besojmë dhe do ta japim më të mirën tonë”.

Hysaj është përfolur gjatë verës vazhdimisht për një largim, por ai po vazhdon të luajë për skuadrën.

“Kam thënë gjithmonë se kjo është shtëpia ime, unë bisedoj me trajnerin dhe gjithmonë jap 110 për qind për këtë klub. Po e shijoj çdo moment të karrierës sime”.


(Kosova Sot Online)