Napoli besoi në fitore të madhe por në fund humbin nga AZ

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 20:57
Napoli besoi në fitore të madhe por në fund humbin nga AZ

Napoli e ka filluar keq Europa Ligë ku ka pësuar me rezultat 0-1 nga AZ Alkmaar. Skuadra e Gennaro Gattusos pësoi nga një gol që shënua nga një kundërsulm i holandezëve. Napoli luftoi deri në fund për fitore por në fund nuk arriti të bëj asgjë

Napoli e ka nisur keq aventurën e tyre në Europa Ligë ku kanë pësuar me rezultat minimal nga AZ Alkmaar në San Paolo.

Skuadra e Gattusos e dominoi këtë takim duke pasur posedimin 75 për qind të ndeshjes por kjo nuk mjaftoi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Napoli do ta gjente vetën në disavantazh në minutën e 57-të ku do të shënonte Jasper Karlsson.

Pavarësisht se italianët u munduan ta kthejnë ndeshjen, nuk ja dolën.

Kështu AZ u kthye në Holandë me 3 pikë edhe pse i mungonin nëntë lojtarë për shkak të pandemisë COVID-19 që ka kapluar këtë skuadër, madje ishte në rrezik që ekipi holandez mos të udhëtonte fare drejt Italisë.

Pas kësaj fitoreje AZ është në vendin e parë me 3 pikë. Në ndeshjen tjetër të Grupi F në mes të Rijeka-Real Sociedad përfundoi me rezultat të barabartë 0-0. 


(Kosova Sot Online)