Arsenal fiton me përmbysje kundër Rapidit në Vjenë

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 21:01
Arsenal fiton me përmbysje kundër Rapidit në Vjenë

Arsenali ka shënuar fitore në Vjenë kundër Rapidit duke marrë kështu pikët e para në Europa Ligë. Rapidi arriti që të kalojë në epërsi duke shfrytëzuar një gabim të portierit Leno, por Arsenali këndellet dhe pas disa ndryshimeve arrin që të merr tre pikë në ndeshjen e parë të Europa Ligë

Arsenali e ka nisur me fitore kampanjën në Europa Ligë, ku e ka mposhtur Rapidin e Vjenës.

Skuadra e Artetas edhe pse dominoi në pjesën e parë nuk arriti që të shënoi, kështu që dy skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, ishte Rapidi që shënoi në minutën e 51-të.

Ishte një gabim amatoreskt i portierit Leno nga i cili përfitoi Fountas, i cili edhe shënoi golin e parë.

Arsenali pas golit të pësuar bëri disa zëvendësime të cilat rezultuan të suksesshme.

Goli i barazimit erdhi pas një ndërprerje ku pas harkimit të Nicolas Pepe, David Luiz do të shënonte një gol të bukur me kokë në minutën e 70-të.

Katër minuta më vonë nga kombinimi i dy zëvendësuesve Bellerine-Aubameyang, do të shënonte ky i fundit një gol të bukur.

Arsenal me këtë fitore kryeson Grupin B me 3 pikë, aq sa ka edhe Molde që e mundi si mysafirë skuadrën irlandeze Dundalak. 

(Kosova Sot Online)