AC Milan kthehet në shtëpi me tri pikë, mposht Celtic

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 23:12
AC Milan kthehet në shtëpi me tri pikë, mposht Celtic

AC Milan ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafirë i Celtic në Skoci, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 1-3. AC milan shënoi golat në pjesën e parë, kurse në të dytën Celtic ishte afër për ta barazuar rezultatin por Milan u mbrojt mirë dhe në fund arriti t’i fitojë tri pikë. Në ndeshjen tjetër të Grupit H ku është Milan, Lille e ka mposhtur me rezultat 1-4 Sparta Pragën

AC Milan e ka nisur mirë Europa Ligën pasi që ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Celticut në Skoci.

Kruniç do të shënonte golin e parë për Milanin në minutën e 14 dhe ishte ky një gol i bukur i tij me kokë.

Në fund të pjesës së parë, talenti i Real Madridit, Brahim Diaz bëri një depërtim të mirë para zonës për të kaluar shumicën e lojtarëve dhe për të shënuar golin e dytë në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët që hynë më të motivuar për ndeshje.

Ishte Elyounoussi që shënoi në minutën e 76-të për Celtic për të shtuar gjasat për barazim.

Por, derisa Celtic sulmonte Milan shënon edhe golin e tretë. Kësaj radhe në minutat shtesë të ndeshjes do të shënonte i riu Jens Petter Hauge.

Pas kësaj fitoreje, AC Milan do të jetë në vendin e dytë pasi që Lille e deklasoi Spartën e Pragës me rezultat 1-4 në Çeki sonte. 

(Kosova Sot Online)