Zidane e nënvlerësoi, Reguilon dhuron spektakël te gjysmë goli i Bale

  • S.A /
  • 23 October 2020 - 10:06
Zidane e nënvlerësoi, Reguilon dhuron spektakël te gjysmë goli i Bale

Sergio Reguilon po shkëlqen te Tottenhami.

Zinedine Zidane nuk e deshi atë, por Reguilon e ka fituar besimin e Jose Mourinhos me të arritur në Londër dhe vazhdon të jetë titullar ndeshje pas ndeshje.

Ai startoi edhe mbrëmë në Europa League ku bëri paraqitje fantastike.Veçohet te goli i dytë i vendasve në minutën e 27’.

Reguilon bëri një vrapim vrastar me disa driblime të mrekullueshme, për të arritur te autogoli i Andres Andrade, që e dërgoi topin në portën e tij pas një harkimi nga ana e Gareth Bale. Raportohet se për shkak të sezonit të dobët, Reali tashmë ka nisur punën për ta rikthyer në Madrid Reguilonin.

(Kosova Sot Online )