Distria Krasniqi, në gjysmëfinale të “Grand Slamit”, i afrohet medaljes

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 15:15
Distria Krasniqi, në gjysmëfinale të “Grand Slamit”, i afrohet medaljes

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të “Grand Slamit” të Hungarisë.

Xhudistja kosovare po dominon në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest.

Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.

Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

Me këtë rast, xhudistja kosovare i afrohet medaljes në Hungari, pas rikthimit të xhudos pas tetë muajsh pauze shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, garuesit tjerë të Kosovës, Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura janë eliminuar herët nga kjo garë. 

(Kosova Sot Online)