Mesazhi i qartë i Koeman para ‘El Clasicos’

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 15:18
Mesazhi i qartë i Koeman para ‘El Clasicos’

Barcelona favorite për shkak të formës së Real Madridit? Ronald Koeman ka qenë shumë i qartë para përballjes me ekipin e Zinedine Zidane.

Ani pse Reali po vuan ndeshjet e fundit dhe janë jashtë formës së dikurshme, Koeman, në konferencë për media para takimit ka thënë se El Clasico është El Clasico, s’kanë rëndësi rezultatet e djeshme.

“El Clásico nuk varet nga rezultatet e ndeshjes së fundit, as për ne e as për Madridin”, u shpreh Koeman.

“Mënyra më e mirë për ta përjetuar nëj El Clasico është të jesh në fushë, nëse nuk je në fushë, atëherë të jesh trajner”.

“Presion para ndeshjes? Jam mësuar me këtë dhe fle i qetë gjithmonë”.

Alba? Duhet të presim nëse ka diçka në stërvitjen e sotme, nëse jo, atëherë ka shumë mundësi të luajë nesër”. 

(Kosova Sot Online)