Vojvoda është lindur për Serie A, talenti i Kosovës i lë të gjithë gojëhapur

  • S.A /
  • 24 October 2020 - 10:08
Vojvoda është lindur për Serie A, talenti i Kosovës i lë të gjithë gojëhapur

Mërgim Vojvoda ka vazhduar me formën e mirë në Serie A.

Ani pse Torino e tij barazoi në udhëtim te Sassuolo, Mërgim Vojvoda bëri paraqitje fantastike për 62’ minuta.

Ai asistoi në këtë ndeshje dhe në fund u vlerësua si një ndër më të mirët në fushë.

Katër lojtarë morën notë mbi 7 për paraqitje kundër Sassuolos, vetëm Andrea Belotti mori notë më të madhe 8.8 se Mërgim Vojvoda që u vlerësua me notën 7.3. Ai ka zënë vend menjëherë në formacionin e Marco Giampaolos dhe ky është vetëm fillimi pasi Vojvoda, ka edhe shumë për të dhënë në Serie A.

(Kosova Sot Online )