Gjakova dhe Fazliu gati për medalje

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 12:27
Gjakova dhe Fazliu gati për medalje

Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) do të garojnë sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Derisa Akili ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020, Laura kërkon të mbledh sa më shumë pikë për të fituar normën Olimpike. Ajo përballet në luftën e parë me serben Anja Obradoviq.

Akili, raundin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin takohet me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli.

Luftërat e ditës së sotme kane nisur në ora 11:00.

(Kosova Sot Online)