McGregor i dërgon mesazh Khabibit, pas pensionimit tronditës të tij nga UFC-ja

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 11:53
McGregor i dërgon mesazh Khabibit, pas pensionimit tronditës të tij nga UFC-ja

Conor McGregor e ka uruar rivalin e vet afatgjatë, Khabib Nurmagomedov, për fitoren kundër Justin Gaethje në meçin UFC 254, si dhe i ka dërguar mesazh përkrahës pasi luftëtari rus u pensionua befasisht.

Nurmagomedov u pensionua si luftëtar i pamposhtur në 29 meçe në UFC, menjëherë pasi e mposhti Justin Gaethjen në rundin e dytë në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e lehtë të shtunën në Abu Dhabi

32-vjeçari tha se nuk do të luftojë më për nder të babait të vet të ndjerë, Abdulmanap, i cili ishte edhe mentori dhe trajneri i tij, që vdiq në korrik pas problemeve shëndetësore që ia shkaktoi Covid-19.

“Kjo ishte lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk do të kthehet këtu pa babanë tim”, tha Khabib pas meçit.

Khabib kishte rivalitet të madh dhe të egër me yllin e UFC-së McGregor për një kohë të gjatë, por irlandezi i ka lënë anash kritikat e zakonshme për rusin dhe e ka uruar për suksesin si dhe për pensionimin.

“Paraqitje e mirë. Nga këtu e vazhdoj unë”, shkroi McGregor në Twitter, duke e përmendur Khabibin.

“Respekt dhe ngushëllime për babanë tuaj edhe një herë. Për ty dhe familjen tënde. I juaji sinqerisht, McGregorët”, shkroi irlandezi. 

(Kosova Sot Online)