Loriana Kuka e mposht rusen dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Hungarisë

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 15:00
Loriana Kuka e mposht rusen dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Hungarisë

Loriana Kuka e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Grand Slamit të Hungarisë, pasi e mundi garuesen ruse Aleksandra Babintseva, duke mbetur në garë për medalje të artë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Garuesja kosovare fitoi ndaj ruses pas kohës shtesë në çerekfinale, duke e hedhur atë në dysheme me një veprim mjeshtëror.

Në gjysmëfinale, Kuka përballë do ta ketë garuesen franceze Fanny Estelle Postive.

Kuka nuk kishte rrugë shumë të vështirë deri në gjysmëfinale, duke i mundur me lehtësi dy kundërshtaret mongole dhe ruse.

Ajo e kaloi rundin e parë pa luftë, pastaj e  pasi e mundi lehtësisht kundërshtaren nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon, para se ta hidhte në dysheme rusen Babintseva.

Kuka mund t’ia sjellë Kosovës medaljen e dytë nga Hungaria me arritjen në finale, pas të artës që ia siguroi të premten Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë. 

(Kosova Sot Online)