Gjilani e mposht Prishtinën dhe e kalon në renditje

  • 25 October 2020 - 15:47
Gjilani e mposht Prishtinën dhe e kalon në renditje

Gjilani e ka mundur 2:0 Prishtinën në një ndeshje derbi në kryeqytet, ku dy penallti ishin përcaktuese për fatin e rezultatit final.

Fiton Hajdari shënoi nga penalltia herët në ndeshje, ndërsa Enea Koliçi e priti penalltinë e Endrit Krasniqit, para se Edison Kçiku ta vuloste fitoren e Gjilanit të dielën në Stadiumin Fadil Vokrri.

Në një pjesë të parë të mbizotëruar nga vendasit, gjilanasit shënuan pas vetëm një çereku lojë, kur Hajdari u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Krasniqi ka mundur ta barazonte rezultatin për Prishtinën pak para pushimit mes pjesëve, por Koliçi e ndali goditjen e tij nga gjuajta e lirë.

Mesfushori e bardhekaltërve u mohua përsëri nga Koliçi që ia mbrojti edhe penalltinë në minutën e 65-të.

Prishtina i shpeshtoi sulmet kah fundi i ndeshjes, duke i lënë hapësirë gjilanasve të shënonin në kundërsulme.

Dhe pikërisht këtë e bëri Gerhard Progni kur realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë, pasi u asistua nga Edison Kçiku.

Gjilani tani ngjitet në pozitën e tretë me 13 pikë, nëntë më pak se lideri Ballkani dhe dy më shumë se Prishtina, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)