Messi me statistika më të dobëta se Ronaldo, Fati dhe Suarez

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 10:18
Messi me statistika më të dobëta se Ronaldo, Fati dhe Suarez

Shkalla e ndikimit të Lionel Messit në skuadrën e Barcelonës në gjashtë ndeshjet e parë të sezonit 2020/21 në La Liga ka nisur të jetë shqetësues për katalonasit, pasi argjentinasi po has në vështirësi ta përshtatet me pozitën e re në fushë nën udhëheqjen e trajnerit Ronald Koeman.

Barcelona renditet në vendin e 12-të në La Liga me vetëm shtatë pikë nga 15 të mundshme, sepse Messi ende nuk e ka gjetur formën e përsosur duke e shënuar vetëm një gol në pesë ndeshje, të cilën e realizoi nga penalltia në fitoren e Barçës 4:1 kundër Villarrealit.

Ai e shënoi edhe një gol tjetër, por përsëri nga penalltia, por ende është në kërkim të golit nga loja e hapur.

“Nuk jam i fiksuar pas golave”, kishte thënë Messi kohë më parë dhe duket se kjo po pasqyrohet nga forma e tij, sepse ky është fillimi më i ngathet i tij që prej vitit 2014.

Në përgjithësi në sezonin 2020/21, Messi i ka zhvilluar tetë ndeshje, duke i shënuar vetëm tri gola – të gjitha nga penalltia – por ka dështuar ta bëjë qoftë edhe një asist.

Kjo e bën Messin të ngelë prapa për çmimet individuale, veçanërisht për Këpucën e Artë.

Luis Suarez i ka shënuar katër gola në pesë ndeshje për Atletico Madridin. Ndërsa bashkëlojtari i tij, Ansu Fati ka shpërthyer duke i shënuar katër gola në gjashtë ndeshje.

Cristiano Ronaldo i shënoi tri gola në vetëm dy ndeshje, para se të infektohej me koronavirus. 

(Kosova Sot Online)