Trajneri i Werderit tregon se kur do të luajë Rashica nga minuta e parë

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 16:36
Trajneri i Werderit tregon se kur do të luajë Rashica nga minuta e parë

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt e ka shpjeguar arsyen se përse Milot Rashica po luan pak në ndeshjet e para të sezonit të ri.

Madje, në ndeshje me Hoffenheimin futbollistit kosovar nuk iu dha rasti të luante.

Mungesa e përgatitjes fizike ka bërë që përfaqësuesi kosovar të mos jetë në gjendje ta ndihmojë sa duhet ekipin e Bundesligës.

E trajneri Kohfeldt premton se 24 vjeçari do të rikthehet shpejt në formën optimale për ta ndihmuar ekipin gjelbër e bardhë.

“Miloti ishte një opsion për ne në ndeshje me Hoffenheimin, nuk ka asgjë të keqe”, deklaroi Kohfeldt, i cili vendosi t’i inkuadronte tre lojtarë të tjerë në lojë.

“Unë e zgjodha lojtarin më të shpejt për të luajtur. Në ndeshje me Hoffenheimin nuk ishte momenti i duhur për ta inkuadruar në lojë Milotin”, shtoi Kohfeldt, duke menduar për Chong.

E aq më pak në 11-shen e parë…

“Miloti nuk ishte përgatitur sa duhet gjatë verës. Ai kishte mbetur i lënduar për gjashtë javë dhe nuk ka mundur të ushtronte me skuadrën. Si do të mund të ishte gati aq shpejtë?”, ka pyetur Kohfeldt.

“Objektiv yni është që ai të rikthehet në nivelet më të larta sa më shpejtë, në mënyrë që të mos diskutohet fare nëse do të luajë nga fillimi apo jo. Pas ndeshjeve të Kombëtareve, ai do të jetë përsëri në gjendje për të na ndihmuar”, nënvizoi trajneri i Werderit.

Rashica kishte dëshpëruar në debutimin e tij sezonal kur i kishte luajtur 24 minuta kundër Freiburgut. 

(Kosova Sot Online)