Klopp konfirmon mungesat e mëdha për Champions League

  • A.P /
  • 26 tetor 2020 - 17:47
Klopp konfirmon mungesat e mëdha për Champions League

Alcantara, Keita dhe Matip do të mungojnë kundër FC Midtjylland të martën në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka dhënë detaje të reja për të dëmtuarit para ndeshjes në Champions League me  FC Midtjylland të martën mbrëma, që do të zhvillohet në ‘Anfield’.

Ai pret të aktivizojë skuadër të njëjtë si ajo në fitoren ndaj Sheffield United në ‘Anfield’.

I pyetur për dëmtimet, Klopp tregoi se Alcantara, Keita dhe Matip vështirë se do t’ia dalin.

“Situata është e ngjashme si javën e kaluar, shohim ditë pas ditë. Duket se (Thiago, Keita dhe Matip) kanë nevojë edhe për disa ditë. Për nesër mbrëma, mesiguri nuk do të jenë gati”, u shpreh Klopp.

Liverpooli vjen në këtë ndeshje pas fitores së parë në grup ndaj Ajaxit. 

(Kosova Sot Online)