Lautaro sqaron nervozizmin, Sanchez dhe Sensi nuk udhëtojnë me Interin

  • A.P /
  • 26 tetor 2020 - 18:12
Lautaro sqaron nervozizmin, Sanchez dhe Sensi nuk udhëtojnë me Interin

Lautaro Martinez qëndroi për 72 minuta në fushë në transfertën ndaj Genoas, por për të tretën ndeshje radhazi nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, megjithatë ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht reagimi i tij në momentin e zëvendësimit.

Sulmuesi argjentinas u pa mjaft i nervozuar dhe goditi disa herë pankinën, por sot ka sqaruar gjithçka me shokët e skuadrës dhe stafin e trajnerëve, duke u bërë të qartë se ishte i mërzitur me veten dhe paraqitjen e tij në fushë.

Kështu gjithçka është në rregull dhe sulmuesi pritet të nisë si titullar sfidën e nesërme ndaj Shakhtarit, skuadër të cilës i shënoi dy herë në gjysmëfinalet e Europa Leagues dhe do të provojë t’i shënojë edhe këtë herë.

Ndërkohë me skuadrën nuk do të udhëtojnë drejt Ukrainës Alexis Sanchez dhe Stefano Sensi, të cilët kanë probleme muskulore dhe nuk kanë kryer seancën e sotme stërvitore, ashtu si të prekurit nga COVID-19, Ionut Radu, Roberto Gagliardini e Milan Skriniar.

Sa i përket transfertës së nesërme, Conte pritet të rikthejë nga minuta e parë mbrojtësin De Vrij në qendër dhe Achraf Hakimin në krahun e djathtë, ndërsa në në majtë pritet që Perisic të bëjë pushim dhe në vend të tij të luajë serbi Kolarov ose Matteo Darmian.

Edhe në mesfushë priten ndryshime, pasi pritet që të ulet në stol danezi Christian Eriksen dhe në vend të tij të luajë Nicolo Barella, i cili do të formojë treshen e këtij reparti bashkë me Brozovic e Arturo Vidal.

(Kosova Sot Online)