Trajneri i Monchengladbach: Barcelona nuk është më ekip i fortë si dikur

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 11:48
Trajneri i Monchengladbach: Barcelona nuk është më ekip i fortë si dikur

Trajneri i Borussia Monchengladbach, Marco Rose, ka treguar që nuk e ka shikuar El Clasicon, por ka këmbëngulur se Barcelona nuk është më ai ekipi i dikurshëm që adhurohej nga të gjithë.

Monchengladbach është nikoqir i Real Madridit sonte në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e mundi 3:1 Barcelonën në El Clasicon e së shtunës në La Liga, të cilën Rose thotë se nuk e ka shikuar edhe pse ekipi i tij do të përballet sot me skuadrën e Zinedine Zidane.

“Ne e dimë që Barcelona janë duke kaluar nëpër vështirësi, dhe e dimë që nuk është më ajo Barça që në kemi njohur dhe e kemi adhuruar”, tha Rose

“Ndërsa për Real Madridin, unë kam 90 minuta që të shoh ata duke menduar për ekipin tim”.

“Ne duam ndeshje të mira, dhe jemi të lumtur që kemi kundërshtarë të fortë. Për një ekip si Gladbach, traditat gjithmonë luan rol të veçantë por kjo nuk do të na ndihmojë neve (kundër Realit), ne duhet që të koncentrohemi se çfarë ndodhë në ndeshje”, shtoi ai.

“Ramos është një lojtar që i bën kundërshtarët të ndihen të parehatshëm, dhe është njeri që çdo trajner do të dëshironte ta kishte në skuadër, sidoqoftë unë jam i lumtur me lojtarët e mi, kamë shumë lojtarë të cilët mund të jenë lider”. 

(Kosova Sot Online)