Nesër turneu i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 12:08
Nesër turneu i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi

Nesër do të mbahet turneu i tetë i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.

Turneu “Mustafë Ibrahimi” organizohet në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë duke filluar në orën 17:00.

Turneu organizohet në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për vitin e tetë radhazi.

NLB Banka,  në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës dhe Klubet e Shahut të Federatës së Kosovës, organizon Turneun Memorial, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.

Ky turneu tashmë tradicional, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova dhe Sllovenia.

Sistemi i garave:13 xhiro, 5 min blic sipas rregullave të FIDE.

Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa  dhe premi.

(Kosova Sot Online)