Kosova pëson debakël nga Holanda

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 21:17
Kosova pëson debakël nga Holanda

Kombëtarja e femrave të Kosovës ka pësuar debakël nga Kombëtarja e Holandës me rezultat të thellë 0-6. As Kosova nuk arriti që ta ndërprenë serinë pa humbje të Holandës për 9 ndeshje

Kombëtarja e femrave të Kosovës ka humbur sonte me rezultat 0-6 ndaj Holandës, duke mos bërë kështu befasinë.

Holanda ka vazhduar me fitoren 9 rresht derisa në këtë ndeshje kundër Kosovës ka shënuar edhe Vivianne Miedema, njëra prej futbollisteve më të mira në botë.

Në pjesën e parë Holanda shënoi plot katër gola.

Van de Donk shënoi në minutën e 11-të golin e parë. Pastaj dy gola u shënuan brenda 3 minutave, një në minutën e 31-të nga Snoeijs dhe në të 34-ën Martens.

Goli i katërt për holandezet erdhi në minutën e 44-të nga Snoeijs.

Në pjesën e dytë, Kosova rezistoi për 45 minuta, por në minutat shtesë të ndeshjes Holanda shënoi edhe dy gola.

Fillimisht shënoi Miedema dhe Snoeijs e kompletoi het-trikun.

Holanda pas kësaj fitoreje e ka betonuar pozitën e parë me 27 pikë, kurse Kosova mbetet në vendin e katër më 10 pikë.

(Kosova Sot Online)