Real Madridi mëzi barazon me Borussia Monchengladbach

  • A.P /
  • 27 tetor 2020 - 23:19
Real Madridi mëzi barazon me Borussia Monchengladbach

Dy aksione të mire organizuar nga Borussia Monchengladbach kanë bërë që Real Madridi të vihet në vështirës në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve sezonin e ri. Në ndeshjen e parë Real Madrid humbi nga Shakhtar Donetsk, kurse sonte pësoi edhe nga Borussia Monchengladbach

Edhe pse fitoi në El Clasico kundër Barcelonës, Los Blancos nuk arritën që të këndellën as sonte në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane e Borussia Monchengladbach i vuri në vështirësi 13 herë kampionin e Europës.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Real Madridit, por që vendasit treguan lojë të pjekur dhe organizonin herë pas here kundërsulme.

Goli i parë erdhi pas një tika taka të Monchengladbach në minutën e 33-të ku shënon Marcus Thuram.

I njëjti lojtar do të shënonte edhe në pjesën e dytë në minutën e 58-të.

Real Madridi do ta ngushtonte epërsinë por për ta do të ishte shumë vonë për një përmbytje të madhe.

Goli për Real Madridin e shënoi Karim Benzema në minutën e 87-të.

Goli i barazimit për madrilenët erdhi në minutat shtesë të ndeshjes nga Casemiro që e shpëtoi Real Madridin nga humbja.

Pas kësaj fitoreje në Grupin B prin Shakhter Donetsk me katër pikë, kurse Monchengladbach ka dy pikë dhe është në vendin e dytë.

Kujtojmë që me herët, Shakhtar barazoi kundër Interit 0-0. 

(Kosova Sot Online)