City prin në Grupin C, Porto e përcjell

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 23:32
City prin në Grupin C, Porto e përcjell

Manchester City e ka mposhtur në Velodrome skuadrën franceze të Marseille për të shënuar dy fitore nga dy ndeshje në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër FC Porto ka fituar 2-0 kundër Olympiacosit për ta marrë pozitën e dytë

Marseille-Manchester City 0-3

Manchester City i sigurt po marshon për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pasi që sot ka mposhtur pa problem jashtë shtëpisë skuadrën franceze te Marseille. Ferran Torres shënoi golin e parë për City në minutën e 18-të. Dy golat e tjerë për Cityn do të shënoheshin në pjesën e dytë. Fillimisht do të shënonte gjermano-turku, Ilkay Gundogan në minutën e 76-të kurse Raheem Sterling do ta vendoste fatin e këtij takimi me gol të shënuar në minutën e 81-të. Me këtë fitore Manchester City prin në Grupin C me 6 pikë.

FC Porto-Olympiakos 2-0

FC Porto i është kthyer fitoreve pas humbjes në Etihad Stadium javën e kaluar. Skuadra portugeze e ka mposhtur skuadrën greke Olympiakos, e cila kisht fituar në ndeshjen e parë kundër Marseille me rezultat 1-0. Fabio Vieira do të shënonte për Porton në minutën e 11 të pjesës së parë. Golin e sigurisë portugezet e shënuan në minutën e 85 dhe golashënues ishte Olivieira. Me këtë fitore, Porto është në vendin e dytë me tri pikë. Kaq pikë ka edhe Olympiakos që ka 3 pikë. Të fundit janë Marseille me zero pikë. 

(Kosova Sot Online)