Shqipëria miqësore me Kosovën, e thotë faqja e UEFA-së

  • S.A /
  • 28 October 2020 - 08:34
Shqipëria miqësore me Kosovën, e thotë faqja e UEFA-së

Shqipëria pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës. Këtë e thotë faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është konfirmuar ora e kësaj ndeshje që me shumë gjasë do të zhvillohet më 11 nëntor në Elbasan Arena

Shqipëria dhe Kosova pritet që të ndeshen edhe njëherë në një ndeshje vllazërore, kësaj radhe në Shqipëri e jo në Zvicër si herën e kaluar.

Lajmi është parë në faqen zyrtare të UEFA-së e cila sot ka shkruar se Shqipëria pritet që të luajë me Kosovën në miqësoren e 11 nëntorit.

Ditë më parë Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kishte thënë se do të luajë kudër Gjibraltarit. Por, përhapja e pandemisë duket se ka bërë që kjo ndeshje të shtyhet dhe Shqipëria të mos luajë ndeshjen e paraparë me Kombëtaren e vogël.

Megjithatë, përveç UEFA-së lajmi për këtë miqësore ende nuk është bërë as nga FSHF dhe as nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

(Kosova Sot Online )