Bartomeu e futi Barcelonën në Superligën Evropiane para se të jepte dorëheqje

  • S.A /
  • 28 tetor 2020 - 09:40
Bartomeu e futi Barcelonën në Superligën Evropiane para se të jepte dorëheqje

Barcelona e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e Superligës Evropiane, gjë të cilën e ka konfirmuar ish-president Josep Maria Bartomeu, i cili dha dorëheqje dje.

Bartomeu e bëri të ditur mbrëmë në një komunikatë për media se ka dhënë dorëheqje së bashku më të gjithë bordin e vet. “Ne kemi pranuar që të jemi pjesë e Superligës Evropiane për klube të futbollit. Kjo do të ratifikohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë. Ne gjithashtu kemi pranuar formatin e ri të Kupës së Botës për klub”, u deklarua Bartomeu

“Superliga Evropiane do të fillojë si garë dhe klubi jonë do të jetë anëtarë”, shtoi ish-presidenti.

Pjesëmarrja e Barcelonës në garën më të re evropiane nuk është ende e sigurt, megjithatë, pasi nevojitet pëlqimi i anëtarëve të bordit para se hyrja të aprovohet.

(Kosova Sot Online )