Bartomeu: Unë dhe bordi im jemi të lumtur që dhamë dorëheqje

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 10:07
Bartomeu: Unë dhe bordi im jemi të lumtur që dhamë dorëheqje

Josep Maria Bartomeu ka këmbëngulur se ai dhe drejtorët e bordit me kënaqësi e kanë marrë vendimin për të dhënë dorëheqje nga Barcelona.

Megjithëse një ditë më herët tha se nuk e ka ndërmend të largohet, Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës të martën mbrëma.

Bartomeu i prishi marrëdhëniet me kapitenin e klubit Lionel Messi dhe tifozët e klubit e kërkuan largimin e tij me ngulm.

Biznesmeni katalonas e kishte nisur karrierën si shef i Barcelonës në mënyrë spektakolare, pasi Barça e fitoi tripletën më 2015, në vitin e tij të parë në pozitë, por vitet e fundit kanë qenë shkatërruese për klubin në fushë dhe jashtë saj.

“Bordi dhe unë jemi të kënaqur me vendimin që e kemi marrë”, tha Bartomeu të martën në një konferencë për media.

Bartomeu e ndryshoi papritmas mendjen për të dhënë dorëheqje vetëm pasi qeveria katalonase e dha dritën jeshile për mbajtjen e mocionit të mosbesimit kundër tij.

Më shumë se 20.000 mijë anëtarë të klubit e kishin nënshkruar mocionin e mosbesimit kundër tij. 

(Kosova Sot Online)