Juventusi i Ronaldon e pret Barcelonën e Messit, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 28 October 2020 - 11:39
Juventusi i Ronaldon e pret Barcelonën e Messit, formacionet e mundshme

Juventusi dhe Barcelona do të përballen sot në një duel të drejtpërdrejt për kreun e grupit në Ligën e Kampionëve, por të dy palët nuk do të mundë të llogarisin në lojtarë kyçë.

Takimi është i vlefshëm për xhiron e dytë të Grupit G dhe nis në orën 21:00 në Allianz Stadium.

Trajneri Andrea Pirlo nuk do të mundë të llogarisë në Cristiano Ronaldon, i cili është ende pozitiv me koronavirus, e as në Giorgio Chiellinin e lënduar.

Ai shpreson se do ta ketë Leonardo Bonuccin, i cili stërviti i veçuar së fundmi për shkak të një shqetësimi.

Ndërkohë, trajneri Ronaldo Koeman do të jetë pa Gerard Piquen në qendër të mbrojtjes dhe vendin e tij pritet ta zërë i riu Araujo.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Demiral; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Ramsey; Dybala, Morata

Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Dembele, Griezmann, Ansu Fati; Messi.

(Kosova Sot Online )