Man United i gatshëm ta paguajë klauzolën e yllit francez për ta shmangur konkurrencën

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 14:02
Man United i gatshëm ta paguajë klauzolën e yllit francez për ta shmangur konkurrencën

Manchester United kërkon të sistemojë mbrojtjen me një emër të rëndësishëm si Dayot Upamecano.

24-vjeçari francez po shkëlqen në radhët e Leipzig dhe ka përfunduar në radarët e klubeve më të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe Liverpool.

Djajtë e kuq duan të shmangin konkurencën e madhe dhe mund të përshpejtojnë afrimin e mbrojtësit në merkaton e janarit duke paguar klauzolën afro 45 milionë euro.

Nuk do të jetë e lehtë për klubin anglez të bindë lojtarin pasi vetë ai ka kontakte me Zidane për një kalim te Reali edhe pse te djajtë e kuq ka optimizëm për një akord të mundshëm.

(Kosova Sot Online)