Çartet Ronaldo pasi s’u lejua të luajë kundër Barçës: Testi i Covid-19 është m*t

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 14:52
Çartet Ronaldo pasi s’u lejua të luajë kundër Barçës: Testi i Covid-19 është m*t

Cristiano Ronaldo është i zemëruar dhe tërbuar që nuk do të mundë të luajë për Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve këtë mbrëmje, pasi e ka sulmuar testin, PCR, i cili e detekton koronavirusin.

Sulmuesi portugez ka këmbëngulur se ndihet shëndosh e mirë, pavarësisht se testi që iu bë dje tregoi se ai ende e ka virusin.

Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve pikërisht për shkak të Covid-19.

35-vjeçari e mori virusin derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë më 13 tetor dhe, edhe pse vazhdimisht ka qenë pa simptoma, nuk e ka mposhtur atë ende.

Ronaldo e postoi një fotografi të veten në Instagram dhe shkroi: “Ndihem mirë dhe shëndosh”.

Por ai e shtoi një koment përmes të cilit e vuri në dyshim saktësinë e testit të PCR-së i cili përdoret për ta gjurmuar virusin “PCR-ja është m*t”.

(Kosova Sot Online)