Legjendës së Juventusit i bie në sy Pedri: “Çfarë lojtari…”

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 13:24
Legjendës së Juventusit i bie në sy Pedri: “Çfarë lojtari…”

Pedri, është futbollisti i ri i Barcelonës nga i cili katalunasit presin shumë në të ardhmen.

Ai bëri paraqitje të shkëlqyeshme të mërkurën mbrëma kundër Juventusit dhe i ka rënë në sy edhe legjendës, Claudio Marchisio.

Ai e ka lavdëruar talentin 17-vjeçar për paraqitjen në Allianz Arena.

“Çfarë lojtari, i pastër me lojën e tij, gjithmonë i heshtur”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)