Ronaldo doli pozitiv me koronavirus plot 18 herë, sipas televizionit portugez

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 15:29
Ronaldo doli pozitiv me koronavirus plot 18 herë, sipas televizionit portugez

Cristiano Ronaldo kishte bërë përpjekje të mëdha për t’u riaftësuar nga koronavirusi në kohë për ndeshjen e djeshme të Juventusit kundër Barcelonës, aq shumë saqë i ishte nënshtruar testit të Covid-19 hiç më pak se 18 herë.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, doli pozitiv në testin për Covid-19 plot 18 herë të martën mbrëma – sipas televizionit portugez TVI24 – para humbjes së skuadrës së tij 2:0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi portugez duhej të dilte negativ në testin për Covid-19 më së largu të martën pasdite, për t’u lejuar të paraqitej për bardhezinjtë 24 orë më vonë.

35-vjeçari e mori virusin derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë më 13 tetor dhe, edhe pse vazhdimisht ka qenë pa simptoma, nuk e ka mposhtur atë ende.

Ai e shprehu zemërimin e tij pas testit të fundit që i doli negativ të martën – i cili ishte i 18-i sipas televizionit portugez. Në një reagim në rrjetin social Instagram, Ronaldo e quajti m*t testin e PCR, i cili përdoret për ta gjurmuar virusin. “Ndihem mirë dhe shëndosh. PCR-ja është m*t”, kishte shkruar Ronaldo. 

(Kosova Sot Online )