U mbajt Turneu i tetë Memorial i shahut “ MUSTAFË IBRAHIMI”

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 15:42
U mbajt Turneu i tetë Memorial i shahut “ MUSTAFË IBRAHIMI”

Për të përkujtuar dhe nderuar figurën e patriotit dhe veprimtarit për çështjen kombëtare, njeriun e arsimit, ekonomistin, ish të burgosurin politik, Mustafë Ibrahimin, u mbajt Turneu i tetë Memorial, tani tradicional Përkujtimor “Mustafë Ibrahimi ” . Ky turne u organizua në ambientet e Sallës së  Federatës së Shahut të Kosovës.

Pjesëmarrësit dhe gjithë të pranishmit që ishin në numër, u përshëndetën nga familjarët dhe nga përfaqësuesit  e organizatorit. Ata thanë dhe sikur  e ndjejnë se janë  familjarizuar me shahistët dhe organizatorët.

Shahistët, shpalosen vlerat e tyre sportive, por krahas saj edhe virtytet e tyre humane e njerëzore edhe në këto kohë te liga që ka kapluar boten pandemia globale Covid 19, duke respektuar dhe nderuar emrin e Mustafë Ibrahimit.

Garat u zhvilluan  sipas sistemit (13 xhiro, 3min+2sec sipas rregullave të FIDE).

Rezultatet

Vendi i parë, Nderim Saraçi

Vendi i Dytë, Endrit Uruçi

Vendi i Tretë, Muhamet Asllani

Vendi i Katërtë, Gani Hamiti

Vendi i Pestë, Sulejman Suljeviç

Vendi i Gjashtë, Eldit Saiti.

(Kosova Sot Online )