Simulimi i vitit, Cuadrado bëhet horë

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 16:34
Simulimi i vitit, Cuadrado bëhet horë

Juan Cuadrado është emri që po lakohet më së shumti në rrjetin social ‘Twitter’.

Ai mbrëmë në Ligën e Kampionëve, në sfidën mes Juventusit dhe Barcelonës, ka simuluar aq keq saqë ka shtyrë tifozët në rrjetet sociale të tallen me të.

Cuadrado jo shumë mençur, por megjithatë e fitoi një faull pas një shtyrje me Jordi Albën që çuditërisht, gjyqtari nuk e pa të vërtetën dhe për këtë, i bërtiste mbrojtësit të Barcelonës që nuk pati shumë faj.

(Kosova Sot Online )