Vazhdon superforma e Milanit, deklason Spartën

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 21:06
Vazhdon superforma e Milanit, deklason Spartën

AC Milan ka vazhduar me ndeshje të mira në Europa Ligë, ku sonte ka mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën nga Çekia, Sparta Praga. Kjo ka bërë që Milan të prijë në grupin e vet tanimë me 6 pikë

AC Milan ka vazhduar formën e mirë edhe në Europa Ligë, përpos asaj në Serie A. Skuadra italiane e ka mposhtur sot pa shumë vështirësi skuadrën e Sparta Pragës.

Pjesa e parë nisi shumë më mirë për Milanin ku goli erdhi në minutën e 24, ku Zlatan Ibrahimovic pasoi për Brahim Diaz ku ky shënoi golin e parë për kuqezinjtë.

AC Milan dështoi për ta dyfishuar epërsinë në pjesën e parë, pasi që Ibrahimovic dështoi për të shënuar nga penalltia në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë, AC Milan do të shënonte golin e sigurisë në minutën e 57-të ku Dalot bëri një asist përfekt për Rafael Leao i cili nuk e pati vështirë të shënonte.

Dalot do të ishte protagonist edhe në golin e tretë me Milanin, pasi që doli në një kundërzbritje të mirë dhe e mposhti portierin e skuadrës çeke pa shumë vështirësi.

Kjo është fitorja e dytë nga dy ndeshje të Milanit në kuadër të Grupit H të Europa Ligës, pasi mposhti Celticun një javë më parë.

Në ndeshjen tjetër që u luajt sonte, Lille-Celtic pati barazim 2-2. 

(Kosova Sot Online)