Lexoni edhe:
Shpërblehet Marash Kumbulla
Zlatan ibrahimovic ka luajtur vetëm 45 minuta në fitoren 3-0 të Milanit në Europa League kundër Sparta Pragës.
Ai u zëvendësua menjëherë pas pjesë së parë, vendin e të cilit e zuri Rafael Leao.
Ibra humbi një penallti në pjesën e parë në minutën e 36’ dhe ndoshta do të kishte dashur të luajë në pjesën e dytë për të gjetur golin, por Stefano Pioli thotë se më e mira për ta ishte pushimi, duke parë sfidat e shumta në kalendar dhe moshën e suedezit.
Shpërblehet Marash KumbullaLexoni edhe:
“E kishim planifikuar zëvendësimin”, tha ai për Sky Sport Italia. “Zlatan është kampion dhe ndoshta dëshironte të vazhdojë, por kemi një tjetër ndeshje të vështirë të dielën, ishte e nevojshme kjo”.
(Kosova Sot Online )