Golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 13:21
Golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Champions League është gara e Cristiano Ronaldos. Deri më tani numëron 130 gola, më shumë se çdo futbollist në histori, Messi i dyti me 16.

CR7 është mbreti sa i përket golave dhe asisteve në UEFA Champions League.

Askush nuk ka shënuar apo asistuar më shumë se Cristiano Ronaldo në Evropë.

35-vjeçari i Juventusit numëron 130 gola në këtë garë të tij të preferuar, ku pesë herë e ka ngritur trofeun në qiell.

Ai ka lënë prapa Lionel Messin e Barcelonës, me 116 gola.

Ronaldo është edhe asistuesi më i mirë në Champions, me 40 asiste për gola, duke lënë prapa lojtarë si Messi, Giggs, Xavi e Di Maria.

(Kosova Sot Online)