Mbappe ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet, alarmohet Madridi

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 15:03
Mbappe ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet, alarmohet Madridi

Lajme për mira për Madridin për objektivin e viti 2021.

Kylian Mbappe tashmë i ka thënë Paris Saint Germainit se dëshiron të largohet, raporton OK Diario.

Ai nuk dëshiron të shkojë në luftë me kampionin e Ligue 1 dhe për këtë ia ka bërë të qartë që tani se po luan sezonin e fundit në Parc des Princes.

Ai nuk do që të largohet falas dhe për këtë i ka paralajmëruar që tani se vitin 2021 do të largohet për një tjetër klub.

Real Madrid është destinacioni më i mundshëm, megjithëse e duan edhe Liverpooli e Manchester City. Florentino Perez i Realit e pëlqen shumë talentin francez dhe e sheh atë si zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos. 

(Kosova Sot Online)