UEFA kujton pritjen fantastike të Aro Muric në Nations League

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 15:08
UEFA kujton pritjen fantastike të Aro Muric në Nations League

Katër ndeshje, asnjë fitore – Kosova e ka nisur shumë keq edicionin e ri në Nations League.

“Dardanët” renditen të parafundit në Grupin 3 të Ligës C, me vetëm dy pikë të grumbulluara nga dy barazime, derisa kanë pësuar dy humbje.

Njëri prej barazimeve ka ardhur kundër Greqisë, falë edhe portierit Aro Muric.

Ai priti një penallti dhe është më meritori që Kosova rrëmbeu një pikë, moment që është kujtuar tani edhe nga UEFA përmes një postimi në ‘Twitter’.

(Kosova Sot Online)