“Messi dhe Ronaldo mund të bëjnë shumë më shumë për racizmin”

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 15:28
“Messi dhe Ronaldo mund të bëjnë shumë më shumë për racizmin”

Racizmi është problemi më i madh në gjithë botën.

Lidhur me këtë, sipas Megan Rapinoe, fitueses së Kupës së Botës – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të kishin bërë dhe bëjnë më shumë edhe sot.

Sipas saj, ata duhet të përdorin popullaritetin e tyre për të luftuar racizmin.

“Ata mund të bëjnë shumë më shumë nëse vendosin të përdorin popullaritetin e tyre për të luftuar racizmin”, tha ajo për L’Equipe.

“Nuk po flas për të veshur fanella “Black Lives Matter”, po flas për diçka më të thellë”. 

(Kosova Sot Online)