Ish-trajneri tregon si dështoi Liverpooli ta transferojë Ronaldon

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 15:46
Ish-trajneri tregon si dështoi Liverpooli ta transferojë Ronaldon

Mund ta imagjinoni Ronaldon me fanellën e Liverpoolit? Epo kjo atë kohë ka qenë e mundur…

Cristiano Ronaldo mund të ishte sot ikonë e Redsave dhe mund të kishte shkruar historinë me fanellën e Liverpoolit, e jo Manchester Unitedit.

Ish trajneri i ‘Redsave’ atë kohë, Gerard Houllier, ka zbuluar se si i shpëtoi nga duart CR7 Liverpoolit, pasi asistenti i tij, Phil Thompson, zbuloi më herët këtë muaj se ishin shumë afër blerjes së Ronaldos.

“Phil ka të drejtë që dështuam ta transferojmë”, u shpreh ai.

“Në vitin 2002, kur isha i sëmurë, vendosëm t’i marrim Ronaldon dhe Ricardo Quaresman, dyshen e Sporting CP. Ata vetëm sa e kishin fituan turneun Toulon me Portugalinë dhe ishin shumë të mirë në krah”.

“E kemi ndjekur Cristianon një vit, por ishim stopuar për pak për shkak të nivelit të pagave, ishte më e madhe sesa ajo që mund të bënim për Ronaldon”.

“Ka qenë një limit i pagave në Liverpool dhe Michael Owen vetëm sa e kishte fituar Topin e Artë. Nuk mund t’i jepni një 17-vjeçari rrogë më të madhe se atij”.

“Kam pasur shumë kontakte me Cristianon, por Manchester United luajti miqësore kundër Lisbonës. Sportingu fitoi 3-1, Cristiano shënoi dy gola (Ronaldo nuk shënoi në atë ndeshje) dhe të gjithë lojtarët e Unitedit i kërkuan Fergusonit ta blejnë”.

“Çmimi i tij shkoi nga 4 milionë funte në 13 milionë dhe ne s’mund ta arrinim atë”.

“Ndoshta edhe rekrutuesi ynë duhet të kishte thënë po menjëherë, por ai donte të ishte i sigurt, për të mos bërë ndonjë gabim”. 

(Kosova Sot Online)