E konfirmuar, futbollistët e Milanit negativ për COVID-19

  • S.A /
  • 31 October 2020 - 09:28
E konfirmuar, futbollistët e Milanit negativ për COVID-19

Milani ka konfirmuar se Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe Matteo Gabbia janë sërish të gatshëm pas testit negativ për COVID-19.

Portieri dhe sulmuesi dolën pozitiv të hënën, duke humbur barazimin 3-3 me Romën dhe fitoren 3-0 në Europa League kundër Sparta Pragës.

Më gjatë jashtë fushave ka mbetur Matteo Gabbia, që doli pozitiv më 9 tetor dhe vetëm të premten morin lajmin se virusi nuk gjendet më brenda tij.

“AC Milan njofton se Matteo Gabbia ka rezultuar negativ për Covid-19 dhe do të bëjë teste mjekësore para se të rikthehet në stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit, që vijon:

Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge, që kanë qenë pa simptoma, kanë dalë negativ pas disa testeve”.

“Autoritetet janë njoftuar për këtë dhe që të dy janë lejuar që të kthehen në stërvitje”.

Ata mund të jenë të gatshëm të luajnë këtë vikend në Serie A kundër Udineses. 

(Kosova Sot Online )